Aktualitet

E shantazhoi ambasadori? Zëdhënësi i Metës thirret në Prokurori

Shkruar nga Liberale
E shantazhoi ambasadori? Zëdhënësi i Metës thirret në

Prokuroria e Tiranës ka thirrur ditën e sotme zëdhënësin e presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Meta deklaroi para disa ditësh se Blushi është shantazhuar nga një ambasador, për të fshirë një postimm nga rrjetet sociale.

Sipas A2, në Prokurorinë  e Tiranës është thirrur edhe Bledar Dervishi, këshilltari ligjor i Presidentit.

Kujtojmë që Meta i ka dërguar një kërkesë para disa ditësh Prokurorisë, ku i kërkonte që të hetonte për numrin që kishte shantazhuar Tedi Blushin.

 “Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH