Aktualitet

E rëndë/ Vëllai tenton të mbysë motrën 18-vjeçare gjatë sherrit

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Vëllai tenton të mbysë motrën

Një rast i rëndë ka ndodhur në Heraklion ku dyshohet se një i mitur ka tentuar të mbysë motrën e tij as një sherri të ndodhur mes tyre.

Ngjarja është denoncuar në polici nga motra e tij 18-vjeçare, e cila ka lajmëruar policinë dhe ka raportuar se vëllai i saj 17-vjeçar gjatë një sherri e ka kapur nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë.

Sipas raportimeve i mituri në të kaluarën ka marrë ndihmë psikologjike. Ai është arrestuar dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Heraklionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH