Globi

E rëndë/ Shkëputet vinçi, humbin jetën 6 punëtorë në Kinë

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Shkëputet vinçi, humbin jetën 6

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur në Kinë ku 6 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën në një kantier ndërtimi në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu, pasi një vinç ndërtimi u rrëzua sot.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve të transmetuara nga agjencia e lajmeve Xinhua, jeta e tyre nuk është në rrezik.

Autoritetet kineze kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit fatal.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH