Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Prindërit kanë gjetur të vdekur në dhomën djalin e tyre, Aldi Cala.
Ata kanë treguar për policinë se 24 vjeçari kishte dalë me shokët në mbrëmje dhe ishte kthyer vonë në shtëpi. Ata nuk kanë dashur ta shqetësonin, por ditën tjetër kur ai nuk po dilte nga dhoma deri pasdite, u shqetësuan.
Shkuan në dhomën e tij dhe aty e gjetën pa shenje jete, ndërsa lajmëruan menjëherë ambulancën.
Nuk dihen shkaqet, për të cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor. Dyshimet e para janë për vdekje të natyrshme, pasi prindërit kane treguar se ai bënte jetë të rregullt, nuk pinte as alkool e as substanca te tjera./Gazeta Liberale