Aktualitet

E rëndë/ Plagoset me thikë 42-vjeçari, në kërkim autori

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Plagoset me thikë 42-vjeçari, në kërkim

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë pasi një 27-vjeçar ka qëlluar me thikë një 42-vjeçar me iniciale R.Sh.

Sipas policisë shkaku i konfliktit ishte për motive të dobëta ku autori është vendosur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27-vjeç, banues në Tiranë.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku 27-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH