Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Turqi pasi një vajzë 3-vjeçare është vrarë nga i dashuri i mamasë së saj.
Babai i vogëlushes kishte vdekur dhe kjo jetonte me mamanë, teksa kjo e fundit u njoh me një burrë tjetër duke filluar të jetonin bashkë. Për arsye ende të paditura, vajza e mitur dhe motra e saj kishin humbur.
Pas kërkimeve nga policia, vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e vdekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.
Sipas raportimeve vogëlushja ishte vrarë duke u goditur në trup pa mëshirë.
Gjatë ceremonisë së varrimit, babai i saj nuk mundi t’i mbajë lotët dhe një moment i hodhi xhupin mbi arkivol duke thënë se kështu vajza e tij nuk do të kishte ftohtë.