Globi

E rëndë/ Nuk kishte bërë punët e shtëpisë, njerka e detyron 13-vjeçarin të kryejë marrëdhënie me qenin

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Nuk kishte bërë punët e shtëpisë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi pasi një grua 41-vjeçare akuzohet se detyroi djalin 13-vjeçar të të dashurit të saj, të kryente marrëdhënie seksuale me qenin.

Ajo ishte arrestuar dhe sipas mediave dëshmoi para autoriteteve se e kishte bërë këtë gjë për ta dënuar të miturin sepse nuk kishte bërë punët e shtëpisë.

Nëna e djalit vuri re se ai po sillej çuditshëm dhe e pyeti se çfarë kishte, ndërsa ai i tregoi se çfarë kishte ndodhur kur kishte shkuar për të vizituar babain në shtëpinë e tij.

Pasi nëna bëri denoncimin në polici, gruaja u arrestua në komunën e Rionegro në Kolumbinë verilindore, të premten, më 23 shtator.

I mituri thuhet se është në një "gjendje delikate emocionale" pasi raportohet se ka vuajtur shumë herë abuzimin nga njerka e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH