Sport

E rëndë në Spanjë, futbollisti gjendet i vdekur mes dy vagonëve të trenit

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Spanjë, futbollisti gjendet i vdekur mes dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, me policinë që ka gjetur trupin e vdekur të një futbollisti që ishte shpallur i zhdukur që të enjten e kaluar.

Alvaro Prieto është gjetur i pajetë mes dy vagonëve të një treni në zonën e Santa Husta.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, teksa vazhdojnë hetimet nga policia spanjolle.

Prieto ishte vetëm 18-vjeç dhe luante për të rinjtë e Kordobës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH