Globi

E rëndë në SHBA/ Gruaja mbajti të fshehtë trupin e pajetë të nënës së saj në frigorifer për gati dy vjet

Shkruar nga Liberale
E rëndë në SHBA/ Gruaja mbajti të fshehtë trupin e

Një grua nga Çikago akuzohet se ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në frigorifer për gati dy vjet, ndërsa jetonte në një apartament aty pranë. Sipas një raporti të Associated Press , 69-vjeçarja Eva Bratcher u paraqit në gjykatë të enjten me akuzën e fshehjes së vdekjes së nënës së saj 96-vjeçare dhe posedimit të një identiteti të rremë.

Trupi i pajetë i Regina Michalski u gjet në fillim të javës brenda një frigorifer në një garazh pranë banesës ku jetonin dy gratë. Nga provat e para, autoritetet kanë konstatuar se e moshuara ka ndërruar jetë në mars të vitit 2021, ndërsa shkaku i vdekjes do të përcaktohet deri në shkrirjen e trupit.

Akuzat janë “shumë shqetësuese”, tha gjykatësi David Kelly.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH