Kronikë

E rëndë në Prishtinë/ 18-vjeçarja bie nga lartësia dhe vdes në vend

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Prishtinë/ 18-vjeçarja bie nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë 18-vjeçare ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Ndonëse policia ka thirrur mjekët në vendngjarje, adoleshentja nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa blutë e Kosovës, theksojnë se po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH