Aktualitet

E rëndë në Pogradec/ Sherr mes nxënësve në shkollë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Pogradec/ Sherr mes nxënësve në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Pogradec, ku disa nxënës janë përfshirë në një sherr.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të Bucimasit, kur nxënësit e një klase kanë nisur debatin për motive të dobëta.

Në sherr janë përfshirë dhe adoleshentë të tjerë, të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja iu referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH