Aktualitet

E rëndë në Pejë/ 47-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Pejë/ 47-vjeçari gjendet i vdekur në

Një 47- vjeçar në Pejë është gjendur i pajetë në banesën e tij.

Trupi i tij është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prsihtinë për ekspertizë, për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH