Kosova

E rëndë në Kosovë/ Shembet tavani në një qendër spitalore, rrezikohet nëna dhe foshnja

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Kosovë/ Shembet tavani në një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, pasi tavani i një dhome në QKUK është shkëputur dhe ka rënë mbi shtratin e një pacienteje, e cila po trajtohej pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Nëna ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje shiu në Prishtinë, por është bërë publike vetëm tani.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar nëna.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH