Globi

E rëndë në Kosovë, dyshohet se djali vrau babanë

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Kosovë, dyshohet se djali vrau babanë

Një vrasje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Ndonëse policia nuk e ka konfirmuar, dyshohet se një person me probleme mendore e ka vrarë babanë e tij.

Policia ka bërë të ditur se mosha e viktimës është 72-vjeçar ndërkaq vrasja është kryer nga një mjet i mpreht.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH