Aktualitet

E rëndë në Korçë/ E varur në hangarin e shtëpisë, gjendet pa shenja jete 31-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Korçë/ E varur në hangarin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije nga informacioni zyrtar i autoriteteve se një shtetase e identifikuar me incialet E.A, 31-vjeçe është gjendur pa shenja jetë në hangarin e banesës së saj.

Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëvrarë dhe në trupin e saj nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

Informacion paraprak

Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31-vjeçe, banuese në Pulahë.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH