Globi

E rëndë në Itali/ Gruaja gjendet e vdekur nga fqinjët e saj, gjaku i kishte mbuluar trupin

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Itali/ Gruaja gjendet e vdekur nga fqinjët e saj,

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, pasi një grua është vrarë me thikë jashtë banesës së saj.

Sipas raportimeve viktima është 52-vjeçarja Rossella Nappini, e cila punonte si infermiere.

Mediat italiane informojnë se ngjarja u bë e ditur nga fqinjët e viktimës dhe disa djem kur panë trupin e saj të shtrirë përtokë në hyrje të pallatit me disa plagë në bark, të shkaktuara nga një thikë.

Në komisariat, agjentët intervistuan disa burra për të rindërtuar dinamikën e mundshme të asaj që ndodhi dhe për të hedhur dritë mbi këtë çështje, mes tyre edhe ish-partneri i viktimës.

Është urdhëruar një autopsi, e cila do të përcaktojë edhe numrin e plagëve me thikë që vrau gruan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH