Globi

E rëndë në Greqi/ I moshuari qëllon me armë gjahu 3 adoloshentët, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Greqi/ I moshuari qëllon me armë gjahu 3

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i moshuar ka qëlluar me armë gjahu dhe ka plagosur tre të mitur.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në fshatin Olympiada të komunës Aristoteli, në Halkidiki, ku gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal që 70-vjeçari ka pasur me tre adoleshentët 17 dhe 15-vjeç.

Pasi janë përplasur me fjalë dhe fizikisht, i moshuari ka tërhequr këmbëzën dhe ka qëlluar në drejtim të tre të rinjve. Tre të miturit kanë mbetur të plagosur lehtë nga të shtënat që kanë marrë dhe janë transportuar me ambulancë në spital.

Dy të rinjtë kanë pësuar vetëm gërvishtje dhe kanë dalë nga spitali, ndërsa i treti është shtruar për arsye parandaluese në klinikë.

Efektivët e policisë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë vënë në pranga të moshuarin, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e mëtejshme, ai nuk dispononte patentën e kërkuar për armën e gjahut që kishte në posedim dhe iu sekuestrua.

Sipas informacioneve, 70-vjeçari dyshohet se po përballet me probleme psikologjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH