Aktualitet

E rëndë në Greqi/ Aksidenti i merr jetën 36-vjeçarit shqiptar, detajet e para

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Greqi/ Aksidenti i merr jetën 36-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.

Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH