Aktualitet

E rëndë në Gramsh/ 47-vjeçari rreh gruan, e bën për spital

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Gramsh/ 47-vjeçari rreh gruan, e bën

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit, pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku 47-vjeçari ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë, 47 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH