Aktualitet

E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 21-vjeçari

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Mësohet se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë nga ura brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 21-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH