Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Makina del nga rruga, humb jetën 35-vjeçari, përfundojnë në spital dy pasagjerët

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Durrës/ Makina del nga rruga, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një i ri ka humbur jetën.

Sipas BW, në rrugën dytësore, automjeti tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH