Globi

E rëndë në Britani/ Ishte zhdukur para një muaji, gjendet e vdekur nëna e dy fëmijëve

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Britani/ Ishte zhdukur para një muaji, gjendet e

Nicola Bulley, nëna e dy fëmjëve nga Lancashire e Britanisë, e cila ishte zhdukur për gati një muaj pasi kishte shëtitur qenin e saj, u gjet e vdekur.

“Frikat tona më të këqija janë konfirmuar”, tha familja në një deklaratë, duke u kërkuar të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.

Policia fillimisht besoi se Bulley kishte humbur në lumë dhe vdekja e saj nuk po trajtohej si e dyshimtë. Policia e Lancashire, vëren gjithashtu se BBC, ishte kritikuar për trajtimin e rastit, veçanërisht në lidhje me publikimin e informacionit personal shëndetësor të gruas.

Trupi i saj u pikas nga dy këmbësorë rreth 1.5 kilometra nga vendi ku ajo u pa për herë të fundit.

Tashmë rasti është duke u trajtuar nga mjekët dhe pritet ekspertiza e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH