Aktualitet

E rëndë në Berat, gjendet e mbytur në lumin Osum një 70-vjeçare

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Berat, gjendet e mbytur në lumin Osum një

Një grua e moshuar është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum, në Berat.

Policia njofton se trupi i pajetë i 70-vjeçares është nxjerrë nga lumi, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lumin Osum është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe.

Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH