Aktualitet

E rëndë në aksin Peqin-Elbasan/ Pasagjerja hap derën e furgonit në lëvizje dhe hidhet, ndërron jetë

Shkruar nga Liberale
E rëndë në aksin Peqin-Elbasan/ Pasagjerja hap derën e

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh, në aksin kombëtar Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Viktima, njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH