Globi

E rëndë/ La pas një vajzë 13-vjeç, aksidenti i merr jetën tragjikisht shqiptarit në Itali

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ La pas një vajzë 13-vjeç, aksidenti i merr

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka humbur jetën. Klodian Petro, 39-vjeçari që banonte dhe punonte në Valdarno, ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Lancia Ypsilon’ kur u përplas me një ‘Peugeot 308’. Shoferja e mjetit tjetër u lëndua, ndërsa Petro vdiq.

Mësohet se airbag-u në makinën e Petro nuk ka mundur të zbusë goditjen e fortë që shkaktoi përplasja. Hetimet kanë treguar se shpejtësia e lartë e makinave ka qenë shkaku i aksidentit fatal. Megjithatë, dinamika e aksidentit është ende duke u hetuar.

Shqiptari la pas një vajzë të mitur, që sapo kishte mbushur 13-vjeç. Ngjarja ka shkaktuar trishtim tek të gjithë ata që e njihnin Klodianin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH