Aktualitet

E rëndë/ Kolegët e gjejnë të djegur punonjësin e Portit të Durrësit

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Kolegët e gjejnë të djegur punonjësin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Portin e Durrësit, ku një punonjës ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa bëhet me dije se, 50-vjeçari ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë.

Sipas BW, ai ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit, ndërsa është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.

Burime nga spitali bëjnë me dije, se 50-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH