Aktualitet

E rëndë/ I riu alarmon policinë, denoncon humbjen e babit: Ka rënë në lumë

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ I riu alarmon policinë, denoncon humbjen e babit: Ka

Një telefonatë nga Belshi ka alarmuar policinë ditën e sotme, teksa një 50-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e babait të saj.

Sipas uniformave blu, i moshuari 80-vjeçar dyshohet se është mbytur në rrjedhën e lumit Devoll dhe tashmë ka nisur kërkimi për trupin e tij. Familjarët deklarojnë po ashtu se 80-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi T. A., 50-vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor. Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH