Globi

E rëndë Gjermani/ Rrëzohet skela e ashensorit, humbin jetën 3 persona

Shkruar nga Liberale
E rëndë Gjermani/ Rrëzohet skela e ashensorit, humbin jetën

Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani.

Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb.

Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit.

Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH