Aktualitet

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete 18-vjeçari në Berat, dyshimet e policisë

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Gjendet pa shenja jete 18-vjeçari në Berat,

Një rast i rëndë ka ndodhur në Berat pasi një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Policia njofton se i riu nga Kavaja, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur të shtunën rreth orës 12:00 në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit.

18-vjeçari ishte pranuar në muajin qershor të këtij viti për trajtim pranë kësaj qendre me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH