Aktualitet

E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 54-vjeçari në Berat

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 54-vjeçari në Berat

Një 54-vjeçar është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij, pranë ullishtes në Berat.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Veterik ku është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH