Aktualitet

E rëndë, aksidenti tragjik i merr jetën 18-vjeçares shqiptare në Greqi

Shkruar nga Liberale
E rëndë, aksidenti tragjik i merr jetën 18-vjeçares

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kilometrin e 27 Athinë-Avenue Suoni.

Mjeti me të cilin po udhëtonin dy vajza të reja, një shqiptare 18 vjeçe dhe një greke, është përplasur "kokë më kokë" me një mjet tjetër. Si pasojë dy vajzat kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosura 4 gra të tjera.

Zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes nxorën pa shenja jete dy vajza nga njëra makinë dhe katër persona të tjerë të lënduar, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH