Globi

E rëndë/ Adoleshenti u merr jetën 5 personave

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Adoleshenti u merr jetën 5 personave

Një sulm i rëndë me armë ka lënë të paktën pesë njerëz të vdekur duke përfshirë dhe një oficer policie në një zonë urbane të Karolinës së Veriut teksa autori i dyshuar raportohet se është një adoleshent tashmë i arrestuar.

Sipas raportimeve vrasësi i dyshuar është një adoleshent, i cili me një armë kishte hapur zjarr mbi turmën në zonën e Raleigh, në Karolinën e Veriut. Policia e Raleigh tha se kishte rrethuar të dyshuarin në një zonë pyjore ku ai ishte mbyllur në një plevicë, por më pas ishte dorëzuar.

Kreu i policisë Eddie M. Buffaloe tha se një prej viktimave të aktit të rëndë të dhunës ishte një oficer policie jashtë detyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH