Aktualitet

E rëndë/ Adoleshenti shqiptar humb jetën në sy të prindërve

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Adoleshenti shqiptar humb jetën në sy të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë, pak pasi kishte hyrë në banesë.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të prindërve, të cilët kanë kërkuar ndihmë të një mjeku, komshi me ta.

Ai është munduar t’i bëjë frymëmarrje artificiale dhe masazh kardiak, por gjithçka ka qene e kotë.

Pritet tashme verifikimi i shkakut, qe dyshohet një arrest kardiak. Ka dyshime se pak para se të hynte në shtëpi, djali kishte rënë nga një mur jo i larte, por ende nuk dihet nëse ka qenë ky shkaku.

Mediat italiane shkruajne se Endri Cania jetonte me prinderit qe merreshin me bujqesi dhe ishin banore ne Sparanise, komune e provinces ne Caserta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH