Globi

E rëndë/ 4 grekë rrahin dhe kërcënojnë me armë 17-vjeçarin shqiptar, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ 4 grekë rrahin dhe kërcënojnë me

Katër të mitur grekë janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të një 17-vjeçari shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18.09.2023, në zonën e Thermit në Selanik, kanë kryer një sulm me armë ndaj viktimës dhe e kanë plagosur me dhunë fizike, ndërsa me armë kanë kërkuar pagesën e një shume të parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur. I dëmtuari më pas ka shkuar në spital për ndihmën e parë dhe ishte larguar.

Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast mëngjesin e djeshëm, u kryen kontrolle banesash , ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje që kishin dy prej tyre në vendngjarje, 2 pistoleta me ajër me aksesorët e tyre, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6 gram, 2 rende kanabis, 3 peshore elektronike precize, sprajt piper etj.

Poll
SHQIPENGLISH