Showbiz

E quajti xhaxhi, Gjuzi përplaset me Linda Rein: Të bëj 50 pompa

Shkruar nga Liberale
E quajti xhaxhi, Gjuzi përplaset me Linda Rein: Të bëj 50 pompa

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi dhe Linda Rei janë përballur në studion e “360 Gradë”.

Rei e ka quajtur Gjuzin xhaxhi, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke i thënë se bën 50 pompa. Ai e ka  quajtur skandaloz faktin që Linda është kthyer nga mashkull në femër.

Pjesë nga debati:

Artur Zheji: Po të bëje një zgjedhje për tu pranuar nga të tjerët, si do bëheshe?

Linda Rei: Si ai xhaxhi.

Kujtim Gjuzi: Xhaxhi i bën nja 50 pompa në tokë fizike, por me ty nuk ka asnjë lloj shansi sepse ke kaluar nga mashkull në femër dhe kjo është skandaloze.

Artur Zheji: Pse qenka skandaloze?

Kujtim Gjuzi: Këtu duhet parë në të gjithë analizën, duhet ta shohin antropologët se çfarë ke bërë ti.

Linda Rei: E di atë shprehjen kur fut një elefant në një dyqan kristali?

Artur Zheji: I thyen të gjitha ajo. Dhe ky i thyen të gjitha qelqet.

Linda Rei: Të gjitha. Një duartrokitje. Ke të drejtë. Bravo.

Artur Zheji: E bëre nervoze Lindën që në fillim.

Kujtim Gjuzi: Është mashkull, prandaj është i dhunshëm. Është mashkull në brendinë e saj.

Artur Zheji: Ti vërtetë je kryetar i Partisë Konservatore. Që nga përkufizimi, të jesh konservator do të thotë të ruash. Çfarë ruan ti? Linda foli për revolucionin, për zhvillimin. Ti je anti zhvillim?

Kujtim Gjuzi: Unë njoh Zotin. Dhe Zoti e ka bërë mashkullin dhe femrën që të rrinë bashkë dhe të riprodhojnë. Kjo do ti përkasi sonte pastorit me një konsideratë të veçantë. Më fal, kush është Linda këtu?

Artur Zheji: Linda është vetvetja.

Kujtim Gjuzi: Vetvetja? Ajo nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Dhe ka bërë dëmin më të madh.

Linda Rei: Imagjino të më lindte një fëmijë si puna jote. Do ishte një dëm i madh për mua.

Kujtim Gjuzi: Unë i kam katër, por ti nuk ke shans të bësh asgjë.

Linda Rei: Po, por si dua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH