Kryesore

E quajti terrorist, Erdogan padit kreun e ekstremit holandez

               Publikuar në : 18:07 - 27/10/20 ro ot

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paraqitur një padi në Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë kundër kreut të partisë së ekstremit të djathtë hollandez Pvv Geert Wilders për deklaratat “ofenduese” kundër kreut të shtetit.

Wilders kishte paraqitur presidentin turk Erdogan në një karikaturë të përhapur në Twitter me një bombë në kokë, shoqëruar me komentin “terrorist”.

Sipas ankesës së paraqitur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, mesazhet e politikanit holandez nuk mund të hyjnë në kufijtë e lirisë së shprehjes, sepse ato përbëjnë krim, sepse kanë ofenduar Presidentin e Republikës”, parashikuar nga kodi penal i Ankarasë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back