Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili e cila prej shumë vitesh jeton në SHBA, është rikthyer në Shqipëri. Ajo është pyetur në “Kurthin e Piter Pan”, për jetën e saj në Amerikë, duke zbuluar se aty jep mësim së bashku me bashkëshortin Raif Halili, për komunitetin shqiptar që jeton atje.
“Jap mësim kanto për studentët tanë që kemi në fakultet bashkë me Raifin. Ai i jep mësim orkestrës dhe grupit të ansamblit shqiptar atje që kemi hapur një degë të muzikës ballkanike edhe unë mësoj këngëtarët që të këndojnë shqip dhe sigurisht që mësoj dhe brezin e ri si ju, jam edhe mësueses në shkollën fillore”, u shpreh Merita Halili.
Merita Halili ka bërë një rrëfim të veçantë dhe ekskluziv përpara gazetarëve më të vegjël në Shqipëri, të cilët i kanë bërë pyetjet unike.
Ndërkohë, ajo që ra më shumë në sy ishte pyetja nëse e quan veten të fortë, meqënëse ka dhe pesë vëllezër.
“Ndihem shumë krenare që e kam kaluar detin 10 ballë, por ajo që më dhemb më shumë është malli që kam për vendin tim. Jeta në Amerikë është e vështirë, por ja kemi dalë bashkë me bashkëshortin tim Raifin.”
E pyetur se kush janë më qeflinj, ne tironsit apo kosovarët?
“Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë kanë një emërues të përbashkët që iu vlon gjaku”, tha Merita.
Ajo tha se edhe amerikanët e kërcejnë napolonin, ashtu si edhe shqiptarët.
Merita Halili u fokusua tek teknologjia dhe elektronika që është bërë pjesë e jetës së fëmijëve, për t’i këshilluar të gjithë prindërit që t’i lënë të komunikojnë më shumë.
“Do kisha dëshirë që këto fëmijë të flasin më shumë, të komunikojnë, të lexojnë, sepse teknologjia nuk do t’i bëj mirë në mënyrë të tepruar”, theksoi këngëtarja e mirënjohur.