Aktualitet

E pickuan bletët teksa po punonte, humb jetën 63-vjeçari në Gramsh

Shkruar nga Liberale
E pickuan bletët teksa po punonte, humb jetën 63-vjeçari

Tefik Koçi 63 vjeç, banues në qytetin e Gramshit kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët.

Kosherja ishte pranë tokës së tij dhe befasisht bletët kanë nisur ta pickojnë në fytyrë dhe në krahë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Pas mbytjes së babait me dy djemtë dhe nipin 3 ditë më parë, kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që shënohet në Gramsh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH