Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm e moshuara, e cila, një ditë më parë u përplas nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjiku, ku pas përplasjes 84-vjeçarja u dërgua drejt spitalit.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.