Aktualitet

E përplas urbani në Tiranë, e moshuara përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
E përplas urbani në Tiranë, e moshuara përfundon në

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e “4 Dëshmorët”. Urbani ka përplasur një 72 vjeçare, e cila ka përfunduar në spital.

Policia bën me dije se drejtuesi i urbanit është shoqëruar në komisariat.

Informacion Paraprak

Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksident./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH