Aktualitet

E përplas makina dhe e tërheq zvarrë disa metra, vdes shqiptari

Shkruar nga Liberale
E përplas makina dhe e tërheq zvarrë disa metra, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi është përplasur nga një furgon teksa kalonte rrugën.

Sipas mediave italiane (Il Quotidiano), viktima është identifikuar si Asqeri Bani, 56 vjeç.

Nga hetimet e para dyshohet se ai është përplasur nga një makinë që lëvizte me shpejtësi dhe në pamundësi për të frenuar e ka tërhequr zvarrë për disa metra në asfalt, duke e lënë të vdekur.

Dëshmitarë të aksidentit kanë thirrur policinë dhe ndihmën e parë, por për të nuk mund të bëhej asgjë pasi kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH