Aktualitet

E përndiqte dhe i merrte para/ 24-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin, policia e arreston

Shkruar nga Liberale
E përndiqte dhe i merrte para/ 24-vjeçarja denoncon

Një 24-vjeçare ka denoncuar bashkëmoshatarin e saj, pasi e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.

"Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.", njofton policia.

Mësohet se, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH