Aktualitet

E përjashtuan? Hajdari: Nuk kam qenë pjesë e “Thurje-s”

Shkruar nga Liberale
E përjashtuan? Hajdari: Nuk kam qenë pjesë e

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në studion e Abc News tha se beteja e saj për listat e hapura solli një fitore të vogël, që është vota parapëlqyese.

“Mendoj se këtu pati një fitore, por nuk mjafton me kaq. Pas këtyre zgjedhjeve do të rikthemi prap te Reforma Zgjedhore. Nuk do shkojmë me këtë sistem që kemi. U tentua për ta demokratizuar, por aktorët kryesorë, kryetarët e partive të vjetra u munduan të ruanin statukuonë”, u shpreh Hajdari.

Më tej, deputetja hodhi sërish akuza për partitë politike. Sipas saj demokratët kanë kohë që ndihen të braktisur.

Mendoj se zoti Basha mund të bëjë deklarata të tillë. Por demokratë vërtetë kanë kohë që ndodhen të braktisur. Ajo parti ka kohë që menaxhohet nga shumë pak njerëz. Në këtë model mund të futet edhe LSI dhe PS. Këta njerëz kanë marrë peng Shqipërinë. Unë sapo jam kthyer nga Amerika. Kam takuar shqiptarë, shumica e tyre kishin 2-3 vite që kishin ikur. Flas këtu për profesionistë”, tha Hajdari.

E pyetur për lajmet që qarkullojnë për përjashtimin e saj nga Nisma Thurje, deputetja sqaroi se nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e organizatës, por i ka mbështetur.

“Nisma Thurje e kemi biseduar. Nisma Thurje është një organizate civile. Unë skam qenë ndonjëherë pjesë e organizatës kanë qenë ata që kanë dashur të angazhohen dhe i kam mbështetur. Nuk arritëm çdo gjë çfarë donim, por një minifitore. Mund të them që ‘Nisma Thurje’ është një organizatë civile. Që u largua Rudina është e pakuptimtë, nuk e kuptoj sepse media merret me këtë. Nuk ka kuptim që një deputete të dëbohet nga një organizatë civile”, u shpreh Hajdari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH