Showbiz

"E mrekullueshme", Beatrix Ramosaj: Isha aq e emocionuar saqë pësova atak paniku

Shkruar nga Liberale
"E mrekullueshme", Beatrix Ramosaj: Isha aq e emocionuar saqë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur sërish rreth gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike. Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, ajo shprehet se, ndihet shumë e stresuar për shkak të këngës së re që do të publikojë së shpejti, e cila titullohet "Më ndiko".

“Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, ka shkruar Beatrix.

Ndërsa në një postim tjetër, shkruan se është mbushur aq shumë me emocione saqë ka pësuar një atak paniku.

“Isha aq e pushtuar nga emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”, ka shkruar ajo. /Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" ids="1289793,1289794"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH