Aktualitet

E mori me forcë në makinë dhe marrëdhënie pa dëshirën e saj, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Liberale
E mori me forcë në makinë dhe marrëdhënie pa

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim dhe akuzohet për prostitucion dhe heqje të paligjshme të lirisë.

 “Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha””, njofton policia.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë, i cili është arrestuar në në rrugën “Shefqet Musarai”.

“Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni””, thuhet në njoftim

Policia njofton se, në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës. Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH