Globi

E mbante armën nën sqetull, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale
E mbante armën nën sqetull, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, teksa u kap duke lëvizur rrugëve të Athinës me armë nën sqetull.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ra në pranga e policisë, gjatë një aksioni në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një rrugë në ‘Palaio Faliro’, teksa ishte duke ecur në mënyrë ‘të dyshimtë’.

Pas kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë, TT, gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm.

Armën e mbante nën sqetull dhe krehrin e kishte të mbushur me fishekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH