Aktualitet

E marta mbyllet me aksidente/ Makina përplas fëmijën në Vlorë

               Publikuar në : 22:03 - 30/06/20 liberale

Dy aksidente në Vlorë dhe Kukës kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve të para, në Vlorë një drejtues mjeti ka përplasur një fëmijë, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë në Kukës, një 57-vjeçar nga Kosovë ka mbetur i plagosur, pasi kamioni me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back