Showbiz

FOTO/ Kiara ka një mesazh për të gjithë ata që e vunë në dyshim lidhjen e saj, me Luizin!

Shkruar nga Liberale

Çifti i momentit në showbizz-n shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po shijojnë pushimet e tyre të para në Bodrum të Turqisë.

Edhe pse janë me pushime, fotot dhe videot nga ata nuk kanë munguar.

Këtë herë është Kiara e cila ka postuar foto në krah të dashurisë që e gjeti në ”Big Brother Albania Vip 2”, ku edhe shkruan ”ti je ndjenja ime e preferuar”.

Ka pasur aludime se çifti është bashkuar sa për show dhe nuk janë shfaqur asnjë herë bashkë për pushime.

Por fotoja që ndanë sot në rrjetet sociale duket se i ka dhënë fund çdo dileme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH