Aktualitet

"E kritikova, Krifca më mbylli derën", denoncimi i biznesmenit për ministren

Shkruar nga Liberale
"E kritikova, Krifca më mbylli derën", denoncimi i

Në diskutimin për amnistinë fiskale, sipërmarrësi i bimëve medicinale Xhevit Hysenaj akuzoi ministren e Bujqësisë, Frida Krifca se i mbylli derën e dikasterit pasi e kritikoi.

Ju këtu duhet të keni edhe kundërshtarë që të bëhet sa më mirë. Nga të gjithë njerëzit e mi e duan këtë gjë. Por duan edhe të zbatohet, që ne të mos respektojmë ligjin. Po thirren për të diskutuar njerëz që bëjnë lëvdata.

Njëherë kritikova ministrin Jemin Gjana dhe që atë ditë që kur la zyrën nuk e shkela derën e bujqësisë. E kritikova njëherë zonjën Krifcën për fermerët, se po shpenzohen më shumë para, por në rrugë të gabuar, sepse marrin më pak, unë e sugjerova, ajo më mbylli dyert e ministrisë” tha ai.

Kritikat e lanë Edi Ramën pa fjalë. “Të falenderoj për çfarë the, nuk di të them për rastet që solle, por di të them që ne këtu i kemi ftuar të gjithë, gjithmonë i ftojmë të gjithë dhe nuk besoj se ia kemi mbyllur derën ndonjëherë dikujt, të paktën flas për veten time” tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH