Aktualitet

E kapi pa autorizim dhe e gjobiti, korçari qëllon me thikë policin

Shkruar nga Liberale
E kapi pa autorizim dhe e gjobiti, korçari qëllon me thikë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Korcë, ku mbeti i plagosur një polic. Polici i rendit, Spartak Zotka u qëllua me thikë, ndërsa ishte në detyrë.

Mësohet se Zotka ishte duke ecur në pedonale në momentin që 48-vjeçari me inicialet I. F. i ka dalë përpara në befasi duke e qëlluar në fytyrë. Shkak i plagosjes sipas policisë është fakti se polici e kishte gjobitur qytetarin dy ditë më parë, pasi e kishte kapur duke lëvizur në këmbë pa autorizim.

Gjendja shëndetësore e policit paraqitet e mirë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në këtë qytet, pasi fqinji vrau pas sherrit për dritën e shkallës një 67-vjeçar./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH